Investon Amerika në Kosovë: Gjiganti General Electric do të ndërtojë termocentralin ‘Kosovën e Re’

Share Messenger

Gjiganti Amerikan General Electric është përzgjedhur ofertuesi i preferuar në tenderin për inxhinieringun, prokurimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen afatgjate për projektin më të madh ekonomik të Kosovës, atë të termocentralit ‘Kosova e Re’.

Në fillim ishin gjermanët e RWE të interesuar, por dështuan përpjekjet për ndërtimin e termocentralit të atëhershëm ‘Kosova C’. Por tash, më në fund, shfaqen amerikanët. Edhe prej tyre më të fortit e energjisë janë përzgjedhë në finale do të përmbyllet vetëm pas përfundimit të negociatave, njofton zyrtarë nga ContourGlobal.

Projekti i Kosovës së Re përfaqëson një hap të rëndësishëm për ekonominë e Kosovës dhe përfaqëson investimin direkt të huaj më të madh të bërë ndonjëherë në vend. Projekti do të ndihmojë në zvogëlimin e importeve të cilat vetëm gjatë dekadës së fundit Kosovës i kushtuan mbi gjysmë miliardi euro.

‘Kosova e Re do të jetë nga termocentralet më bashkëkohore me qymyr në botë. Ai do të reduktoj emetimet e pluhurit me 93%, ndërsa Sox dhe Nox do të reduktohen me 85% dhe 93% respektivisht, me CO2 të ulur për 38%’, transmeton Gazeta Metro.

‘Jemi të lumtur qe do të ecim përpara me një kompani të nivelit botëror, e cila ka angazhimin dhe aftësitë për të ndërtuar ‘Kosovën e Re’ në kohë dhe sipas standardeve më të larta teknike, mjedisore dhe të sigurisë’, tha Karl Schnadt, Zëvendës-President Ekzekutiv dhe Kryeshef Operativ i ContourGlobal.

‘Qeveria e Kosovës është e kënaqur me interesimin e madh të tregut për projektin Kosova e Re. Projekti pasqyron nevojën për kapacitet shtesë energjetik për të përmbushur nevojat afatgjate të sigurisë së furnizimit me energji elektrike në Kosovë.’, tha Valdrin Lluka, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, teksa po informonte se Qeveria do të marrë pjesë në procesin e negociatave me qëllim të përmirësimit të mëtejmë të kushteve në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës

‘Zbatimi i suksesshëm i këtij projekti ka potencialin për të ndryshuar perspektivën e përgjithshme ekonomike të vendit’, shtoi Ministri tutje.

Termocentrali i ri do të ndihmojë në rritjen dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik të Kosovës. Duke ofruar siguri afatgjatë të furnizimit, ‘Kosova e Re’ do t’i japë fund humbjeve vjetore prej 300 milion euro të shkaktuara nga furnizimi aktual i pasigurt i energjisë elektrike në Kosovë.

Vlerësohet se ky investimi madhor i ContourGlobal do të rrisë bruto produktin vendor (GDP) afatmesëm për së paku 2%, duke nxitur rritje ekonomike vendore dhe rajonale.

Siç është njoftuar në Shtator 2018, katër kompani të parakualifikuara u ftuan të paraqesin propozimet e tyre teknike dhe financiare për ndërtimin e termocentralit të ri.

Share Messenger

Më të lexuarat