Incizimet e kryeministrit do të publikohen në mars

Share Messenger

Rasti i gjykimit për “Ryshfet” ku akuzohet kryeministri Zoran Zaev, u shty për me 26 mars, sepse nuk kishte kushte për shikimin e video-incizimeve.

Gjykata pranoi kërkesën e avokatit të Kryeministrit Zoran Zaev, që edhe opinioni të marrë pjesë në shikimin e video incizimeve, si dëshmi.

Prokurorët nga PSP ishin kundër kësaj kërkese. Gjykatësja e PSP Valentina Bislimovska tha se bëhet fjalë për material të kaulifikuar, të cilët duhet të jenë vetëm për gjykatën.

Zaev në rastin “Ryshfeti” akuzohet se në kohën kur ishte kryetar i Strumicës, ka marrë ryshfet 160.000 euro nga biznismeni nga Strumica, Ivan Nikolov Saqevaliv për legalizimin e tokës ndërtimore.

Zaev në seancën e më hershme, me 6 mars, tha se nuk ndjehet fajtor dhe është i bindur se nga gjykata do të lirohet nga akuzat e ngritura kundër tij në kohë që ishte lider i opozitës./Telegrafi/

Share Messenger

Më të lexuarat