Ilir Meta refuozn dekretimin e Ministrit nga Kosova, Rama i kërkon falje Kosoves për turpin e Metes

9 Shares Share Messenger

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj vendimit të presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

Rama përmes Twitterit ka thënë se vendimi përveç se është antikushtetues, është i turpshëm.

“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm. Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin. Ndjesë Kosovës për këtë turp”, ka shkruar Rama.

Share Messenger

Më të lexuarat