Igli Tare e do Vedat Muriqin në Lazio

Share Messenger

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi është nën vëzhgimin e disa klubeve evropiane, derisa drejtori i SS Lazio Igli Tare kërkojnë që ta marrin nga Fenerbahçe që në afatin kalimtar të janarit.

Trajneri Simone Inzagi e preferon për cilësitë teknike dhe fizike, teksa kërkon ta ketë në skuadër prej muajit janar, kohë kur hapet edhe merkato dimërore.

Drejtori sportiv, Igli Tare, do të provojë të parakalojë klubet më me emër, ndërsa ofron deri në tetë milionë euro. Këtu fillon edhe ngërçi me klubin e Fenerbahçes.

Turqit duke njohur interesim e madh për Muriqin kërkojnë një shifër më të lartë se 10 milionë euro. Megjithatë, interesimi i Lazio mbetet, pavarësisht diferencës mes kërkesës dhe ofertës.

Me fanellën e Lazio luan edhe një lojtar i kombëtares kosovare, Valon Berisha.

Share Messenger

Më të lexuarat