I shënoi gol të çmendur Newcastles, ja çfarë note mori Shaqiri pas ndeshjes (FOTO)

Share Messenger

Shaqiri është vlerësuar si më i miri në humbjen e Stoke City nga Newcastle United.

Anësori shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka shënuar gol të bukur për Stoke City në humbjen 2:1 nga Newcastle United, shkruan Gazeta Express.

Ai barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 57’të, 10 minuta para se vendasit të shënojnë golin e tri pikëve.

Pavarësisht se skuadra e tij humbi, Shaqa u vlerësua si më i miri i ndeshjes me notën 8.0.

Ky ishte goli i tetë i Shaqirit në Premierligë për Stoke Cityn, gjashtë prej tyre i ka shënuar jashtë zonës.

Share Messenger

Më të lexuarat