I madhi Cristiano Ronaldo me hettrik, për dy minuta e eliminon Zvicren

Share Messenger

Kombëtarja e Portugalisë ka arritur që ta mposht Zvicrën dhe të kualifikohet në finale të Ligës së Kombeve në kuadër të Ligës A.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Dragao” të Portos, Portugalia mposhti Zvicrën 3-1, fal një ndeshje të shkëlqyeshme nga ylli i tyre, Cristiano Ronaldo.

34 vjeçari arriti që të shënoi të tre golat, duke kompletuar ‘het-trikun’ e tij këtë ndeshje. Ronaldo shënoi në minutat 25, 88 dhe 90.

Kështu, Portugalia tanimë është në finale dhe do ta pres fituesin nga ndeshje e nesërme mes Holandës dhe Anglisë.

Finalja do të zhvillohet të dielën(9 qershor) me fillim prej orës 20:45. Edhe ndeshja për vendin e tretë do të luhet gjithashtu të dielën.

Share Messenger

Më të lexuarat