Humbje e hidhur për Werder Bremenin, kështu vlerësohet Milot Rashica

Share Messenger

Werder Bremeni ka ngecur në shtëpi në përballjen kundër Paderbornit në kuadër të Bundesligës gjermane.

Në kuadër të javës së 14-t, skuadra e Milot Rashicës ka pësuar humbje kundër Paderbornit me rezultat 0:1.

Golin e fitores për Paderbonit e shënoi Michel në minutën e tretë të kohës shtesë.

Rashica startoi nga minuta e parë në këtë ndeshje dhe luajti gjithsej 90 minuta.
Në shumë raste, Rashica u tregua i rrezikshëm për kundërshtarin, por që nuk arriti t’ia sigurojë fitoren skuadrës së tij.

Nga ‘WhoScored’, Rashica u vlerësua me notën 7.7

Nga ana tjetër, te Paderborni luajti titullaredhe mesfushori shqiptar Klaus Gjasula, i cili u vlerësua me notën 7.2.

Image
Me këtë humbje, Weder Bremeni bie në vendin e 14-t me 14 pikë, kurse Paderborni ngritet në vendin e 17-t me tetë pikë.

Share Messenger

Më të lexuarat