Hueyda El Saied rrëfen 10 gjërat që nuk dini për të

9 Shares Share Messenger

Hueyda El Saied është një nga vajzat më të talentuara shqiptare dhe këtë nuk nguron ta shfaqë gjithmonë.
Ajo ka provuar disa fusha artistike dhe televizive, të cilat e kanë kthyer në një figurë të dashur për shqiptarët. Prej vitesh Hueyda është zhvendosur jashtë vendit bashkë me të birin, Gabriel, por herë pas here kthehet në Shqipëri për të takuar miqtë dhe të afërmit.

Nëse do të ktheheshim pas në kohë dhe do të kujtonim disa nga programet televizive që bukuroshja e ekranit ka prezantuar do të përmendnim: ‘Një këngë për ty’, ‘7 nga shënimet e mia dhe Kioska’ dhe ‘Në restorant’. Hueyda ka marrë pjesë edhe në festivalet e muzikës shqiptare, ndër ta ‘Top Fest’ dhe ‘Kënga Magjike’. Ajo ka qenë po ashtu balerinë e suksesshme, por është edhe një piktore shumë e talentuar. Në një intervistë për Revista Who, Hueyda ka zbuluar 10 gjërat që nuk dimë ende për të…

-Familjarët ose miqtë e ngushtë më thërrasin Edi sepse kur isha e vogël nuk arrija të shqiptoja emrin tim.

-Jam juriste. Ju më njihni si prezantuese, balerinë apo piktore, por studimet e larta i kam kryer për drejtësi në ‘Fakultetin e drejtësisë’ në Tiranë. Kam bërë dy master, një për ‘Marrëdhënie Ndërkombëtare’ dhe tjetrin për të ‘Drejtat e njeriut’ në universitetin e Romës, Itali.

-Jetoj në Luksemburg. Pas 20 vitesh rezidente franceze, ku kam jetuar në Paris, jam shpërngulur me tim bir prej disa vitesh në Luksemburg ku jetoj dhe punoj.

-Fotografia ime ka qenë në të gjitha metrotë e Parisit. Gjatë kohës kur jetoja në Francë, kam bërë me dhjetra reklama në video dhe fotografi. Njëra prej fotografive me përmasa 5 me 8 metra ishte afishuar në të gjitha metrotë e Parisit, për muaj të tërë dhe disa herë gjatë 3 viteve që kisha lidhur kontratë me firmën RATP dhe TBWA.

-Punoj në një bankë amerikane në Luksemburg si eksperte në departamentin “Kundra zbardhimit të parave”.

-Një nga lojrat e mia të preferuara është tavulla. Madje kam blerë një valixhe lëkure profesionale të kësaj loje të cilën e ushtroj sa herë kam mundësi.

-‘Foo Fighters’ është grupi im i preferuar rrok. Shpesh e filloj ditën duke kërcyer me këngën e tyre ‘Rosemary’.

-Më pëlqen shumë të gatuaj për të afërmit dhe miqtë e mi, por për mua gatimi është një krijim kështu që nuk mund të gatuaj duke ndjekur një recetë.

-Jam një aktiviste e të drejtave të njeriut. Prej vitit 2004 kam bashkëpunuar me disa organizata ndërkombëtare si: IOM për luftën kundra trafikut njerëzor, me organizatat ‘CRCA’ dhe ‘Alo 116’ për të drejtat e fëmijëve dhe të rinjëve, për të cilën krijova dhe ankandin e parë të bamirësisë me piktura. Në Luksemburg kam bashkëpunuar me shoqatën ‘ZAK’ për personat me aftësi të kufizuara.

-Jam tifoze e çmendur e PGS. Shpesh mund të më shihni në tribunën presidenciale të stadiumit ‘Parc des Princes’ në Paris teksa shoh ndeshjet e ekipit Paris Saint Germain./revistawho.com

Share Messenger

Më të lexuarat