Hotel brenda “Alianz Arena”, ndeshjet mund t’i shikoni nga suitat luksoze (Foto)

6 Shares Share Messenger

Rrjeti i hoteleve prestigjioze Marriott International ka lidhur marrëveshje shumëvjeçare me klubin kryesor evropian të futbollit FC Bayern.

Marrëveshja e re sjell një formë të paparë të ndeshjes brenda stadiumit, që ofron pamje fantastike të fushës në arenën e njohur Allianz.

Me orendi të frymëzuara nga dizajni modern, suitat luksoze i japin mundësi adhuruesve të sportit të shohin ndeshjet e klubit gjerman me një përvojë me të vërtetë të paharrueshme.

Të ftuarit mund të shijojnë spektaklin në fushë nga dhoma luksoze.

Bajerni i Mynihut është klubi i parë që fut këtë të re në stadium.

Për të pronotuar një suitë tifozët mund të vizitojnë faqen e internetit Time Out për t’iu përgjigjur një pyetjeje të thjeshtë rreth klubit të futbollit.

Marriott International do të mirëpresë tifozët nga e gjithë bota për të përjetuar atmosferën unike në Allianz Arena përmes suitave ekskluzive të hoteleve dhe biletave me FC Bayern Tours.

Share Messenger