Horoskopi

Dashi

21.03 - 20.04

Jeni tip shumë i gjallë dhe jeni duke u kënaqur me aktivitet në prag të Krishtlindjeve. Organizoni ose shkoni në ndonjë festë. Nëse jeni beqar, do të kënaqeni duke flirtuar me një person që do të nxisë imagjinatën tuaj. Nëse tregoheni se jeni të vështirë për t’u arritur, do të fitoni strategjinë e duhur për këtë zemërthyes. Tashmë jeni në një lidhje? Bëni gjithçka që është e mundur për ta bërë xheloz partnerin. Është koha që i dashuri juaj ta kuptojë se sa e vlefshme jeni.

Demi

21.4 - 20.5

E keni prioritet të kaloni më shumë kohë me familjen. Jeni lodhur duke vrapuar pas punëve kur gjithçka që dëshironi është të kaloni pak kohë të qetë me familjarët dhe të dashurit tuaj. Për fat të mirë, orari juaj do të jetë relaksues dhe do t’ ju lejojë të merreni edhe me përgatitjen e ushqimit. Bindni të gjithë të ndalojnë telefonat mobilë dhe të kënaqeni duke biseduar së bashku. Shumë shpesh teknologjia ndikon në zbehjen e marrëdhënieve mes njerëzve.

Binjakët

21.05 - 20.06

Keni aftësi të mëdha të absorboni informata. Është koha e përshtatshme të mësoni një aftësi të re, megjithëse do t’ju duket e vështirë. Një person i dashur do të preket shumë nga përpjekjet tuaja për të mësuar diçka të re. Nëse realizoni ndonjë vepër artistike për të dashurin tuaj do t’i lini përshtypje të mrekullueshme. Ju nuk jeni tip shumë sentimental, por nganjëherë duhet t’i trajtoni në mënyrë të veçantë njerëzit që i doni.

Gaforrja

21.06 - 20.07

Një detyrë fitimprurëse do të vijë me kohë të duhur. Ky projekt do të sjellë disa para ekstra me të cilat mund të bëni diçka të veçantë për njeriun që doni. Nuk jeni tip që besoni se mund të përfitoni vëmendjen e dikujt duke i blerë dhurata, por ky është një rast më i veçantë. Një mik i cili ka përjetuar një zhgënjim të thellë do të kërkojë ndihmën tuaj dhe ju si zemërgjerë që jeni do t’i ndihmoni atij.

Luani

21.07 - 20.08

Një person po tregon hapur tërheqjen ndaj jush. Fakti që jeni joshës është diçka që ju jep kënaqësi të madhe. Nëse tashmë jeni në një lidhje, përfitoni nga rasti për të bërë plane që të dilni së bashku. Këtyre ditëve të gjithë janë të zënë me festat, të cilave po u japin prioritet. Mos e bëni këtë gabim. Jeni tip që ka nevojë për përmbushje fizike. Kur nuk e arrini këtë, bëheni tip shumë temperament.

Virgjëresha

21.08 - 20.09

Më në fund do të arrini të largoheni nga stresi i jetës publike. Përfitoni nga rasti për të pushuar dhe relaksuar. Shkoni bëni ndonjë masazh, banjë të nxehtë ose kënaquni me ndonjë aktivitet të ngjashëm. Një rival i juaji do të mund të komentojë pushimin tuaj duke ju akuzuar se jeni përtac. Mos ua vini veshin fjalëve të tij sepse njerëzit që ju njohin e dinë të vërtetën. Nëse nuk përfitoni nga rasti për të pushuar, nuk do të jeni në gjendje të bëni punën siç duhet.

Peshorja

21.09 - 20.10

Jeni në gjendje të përfitoni njerëzit përmes fjalëve dhe gjesteve tuaja. Është kohë e përshtatshme të mbani ndonjë fjalim në takime zyrtare. Mos u befasoni nëse ju ofrojnë të jepni mësim për paraqitje në publik. Duhet të kënaqeni me faktin se keni arritur të fitoni vëmendjen e njerëzve. Mos u dekurajoni që në sfidën e parë.

Akrepi

21.10 - 20.11

Jeni në gjendje të negocioni për ndonjë punë luksoze. Duhet të tregoni aftësitë tuaja organizative. Punëdhënësi juaj ka nevojë për dikë që di të udhëheqë kur situata është në kaos. Aftësia juaj që t’i mbani të tjerët në një linjë është kryesorja për të arritur sukses. Nga kjo punë do të merrni pagë të merituar. Mos u frikësoni nga përgjegjësitë, sepse jeni shumë më të fuqishëm sesa që mendoni.

Shigjetari

21.11 - 20.12

Nëse njerëzit ju kanë shkaktuar probleme të panevojshme, është mirë që të merrni masat e nevojshme. Nuk keni dëshirë të bëni zhurmë, por nganjëherë është e nevojshme për të parandaluar abuzimet e njerëzve. Më herët nuk keni mundur t’i toleroni njerëzit që janë munduar të dalin në avantazh, por tani duhet insistuar që të krijoni më shumë rehati në vendin ku punoni. Kjo do të jetë shumë e rëndësishme për rezultatet e punës.

Bricjapi

21.12 - 20.01

Kënaquni në një mbrëmje intime me partnerin. Kohëve të fundit keni kaluar gjithë kohën duke punuar dhe kjo ju ka bërë të ndiheni të lodhur dhe të shqetësuar. Nëse kaloni pak kohë në krahët e të dashurit, do të ndiheni sikur ditët e mira po kthehen përsëri. Jeni duke kërkuar dashuri? Mund ta takoni dikë në ndonjë institucion kulturor, fetar ose edukativ. Të dy do të kuptoni shumë shpejt që keni vlera të ngjashme.

Ujori

21.01 - 20.02

Do ta keni më të lehtë të punoni me një partner. Nuk keni dëshirë të merreni vetë me të gjitha dokumentet e detajet dhe preferoni që të fokusoheni në temën kryesore. Bashkohuni me dikë që është i famshëm për stilin e vetë të punës. Provoni të mos e kritikoni dhe mos bëni shumë pyetje. Nëse jeni beqar, lejoni miqtë t’ju organizojnë një takim. Miku juaji i ngushtë ka instinkte të mira për llojin e partnerit për të cilin keni nevojë. Besojini gjykimit të tij.

Peshqit

21.02 - 20.03

Kushtojini më shumë kujdes ambientit ku punoni. Ju presin ditë shumë të rënda me punë dhe është mirë që të keni një lokal të duhur. Nëse aranzhoni mirë gjërat, do ta keni më të lehtë të tejkaloni punën. Përveç kësaj, do të ndiheni më energjik kur punoni në ndonjë vend të pastër. Largojini nga zyra të gjitha gjërat e vjetra.