Hoqa e Qytetit mbështet fuqishëm Zafir Berishen

Share Messenger

Edhe “Hoqa e Qytetit”si çdo fshat tjetër i Vrrinit, rikonfirmoj fuqishëm mbështetjen për kryetarin e ardhshëm të Prizrenit, Zafir Berisha.

Aty, u vërejtë entuziazmi i madh i banorëve të këtij lokaliteti, për të filluar ndryshimin e domosdoshëm, e që ky ndryshim do të vie vetëm me konceptin socialdemokrat të NISMA-s, koncept ky që do të filloj së instaluari me ardhjen e Zafir Berishes si kryetar i Prizrenit.

Kandidati për kryetar Zafir Berisha ka premtuar, se me ardhjen e fitores së NISMA-s në institucionet komunale, “Hoqa e Qytetit” do ta ketë një trajtim ndryshe nga ai  mëparshmi. Pushteti në ikje që i ka bërë investimet në këtë lokalitet, i ka obliguar Hoqjanët që të participojnë në projektet e komunes si rrugë, kanalizim etj etj.

“Ne, ju garantojmë se ‘Hoqa e Qytetit’ do të jetë përfituese e shumë projekteve tjera dhe pa asnjë participim nga qytetarët. Vlenë të potencohet se “Hoqa e Qytetit”, është i vetmi fshat në komunen e Prizrenit, i cili në të gjitha projektet e komunes ka qenë i obliguar të participoj.

“Ju jeni qytetar të komunes së Prizrenit, ju paguani taksa dhe mbushni buxhetin e komunes, andaj është e padrejtë që të ju kërkohet participim në rregullimin e infrastruktures, ne gjithashtu ju premtojmë se të gjithë ata që kanë keqpërdorë paranë tuaj dhe buxhetin komunal, do të ndiqen dhe do të dalin para drtejtësisë”, theksoi mes tjerash Zafir Berisha.

Kryetari i nëndegës  Daut Buduri, njëherit kandidat për kuvend komunal, mes tjerash i ftoj publikisht të gjithë bashkvendasit e vetë që me 22. Tetor të dalin masovikisht në zgjedhje dhe ta përkrahin kandidatin tonë për kryetar Zafir Berishen.

Në këtë tubim elektoral, mori pjesë edhe deputetja e kuvendit të Kosoves, e cila vie nga kjo anë,  Albulena Balaj-Halimaj.

Share Messenger

Më të lexuarat