Holandezit iu gjetën 350,000 € në rrobalarëse

14 Shares Share Messenger

Shprehja “pastrim i parave” nuk ka qenë asnjëherë më e duhur sesa këtë javë, kur policia holandeze e gjeti një shumë prej 350,000 eurosh brenda një makine për larjen e rrobave. Një njeri që gjendej në shtëpinë e dyshuar është arrestuar nga policia.
Autoritetet ishin duke kontrolluar për të gjetur banorë të paregjistruar në perëndim të Amsterdamit, kur u befasuan nga gjetja e shumës së madhe të parave. “Administrata komunale zbuloi se në atë shtëpi nuk jeton askush. Pasi policia e bëri një kontroll brenda shtëpisë, aty u gjetën 350,000 euro që ishin të fshehura në një rrobalarëse”, thuhet në deklaratën e policisë.

Policia gjithashtu konfiskoi disa telefona celularë, një armë zjarri dhe një pajisje për numërim të parave. Ndërkaq, emri i të dyshuarit 24-vjeçar nuk është publikuar nga policia. Në njoftimin e tyre u publikua edhe një fotografi, ku shihen disa dengje të lidhura të të hollave me bankënota prej 20 dhe 50 eurosh. Policia tha se kontrolli u krye si pjesë e një hetimi për mashtrim me çështje të banimit, patrimit të parave dhe disa krimeve tjera, shkruan “CNN”.

 

Share Messenger

Më të lexuarat