Historia e tifozit të ndjerë të Valencias, që e përcillte çdo ndeshje edhe pse ishte i verbër

Share Messenger

Tifozët janë tejet të rëndësishëm në botën e futbollit dhe historia e një tifozi të ndjerë të Valencias, që posedonte biletën sezonale, tregon se sa shumë ka rëndësi futbolli për këta njerëz.

Vicente Navarro Aparicio ishte një tifoz i Valencias. Ai ulej gjithmonë në të njëjtën ulëse në stadiumin e Valencias, Mestalla, nga ku e përcillte çdo ndeshje.

Vicente gjithashtu udhëtonte për ndeshjet që Valencia i zhvillonte si mysafire. Ai kishte qenë i pranishëm në finalen e vitit 1967 të Kupës së Mbretit, ku skuadra e tij e zemrës fitoi kundër Athletic Bilbaos.
What an amazing story of a Valencia fan who was blind since the 1950s and kept his season ticket. The club put a statue of him in his seat to remember him after his passing.

në moshën 54-vjeçare për shkak se iu kishte dëmtuar retina e syrit. Megjithatë, përkundër që nuk kishte mundësi më ta shihte lojën, mbështetja e tij për skuadrën nuk u zhduk asnjëherë.

Ai vazhdonte të shkonte në Mestalla me djalin e tij. Vicente dëshironte që ta përjetonte atmosferën në stadium dhe djali i tij ia përshkruante gjithçka që ndodhte në fushën e lojën.

Ai ndërroi jetë para dy vjetësh, por Valencia e ka nderuar atë duke ia ndërtuar një statujë në ulësen e tij në stadium, ulësen 164 në rreshtin e 15 në pjesën Tribuna Central.

 

Share Messenger

Më të lexuarat