Hillary Clinton kandidon sërish për presidente të Amerikës?

Share Messenger

Ende është e paqartë se kush do t’i dalë përballë Donald Trumpit nga kampi i demokratëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zgjedhjet e vitit 2020.
Philip Reines, ish-këshilltar i lartë gjatë kohës sa Hillary Clinton ishte sekretare e Shtetit, i tha Politicos, që ka mundësi që ish-zonja e parë të rikandidohet për presidente, por që gjasat janë tepër të vogla.

“[Gjasat janë] dikund mes tepër të pamundura dhe zero,” ka thënë ai.

Ai ka thënë se Hillary Clinton është më e mençur e më e zgjuar se çdo demokrat tjetër dhe se mund të mbledh para më shumë se çdo tjetër po ashtu.

Spekulimet për një rikandidim të mundshëm u ndezën gjatë verës kur Clinton mbajti një fjalim si në fushatat e saj presidenciale, dhe iu shkroi e-maile mbështetësve të saj.

Publiku ndërkohë, nuk është aq i favorshëm për të. Sipas një sondazhi nga Rasmussen të bërë në korrik, veç 22 për qind e votuesve demokratë besojnë që Clinton ka qenë e mirë për partinë, ndërsa 58 për qind të tjerë mendojnë se ajo vetëm sa i ka bërë dëm.

 

Share Messenger

Më të lexuarat