Haziri: Partia e parë duhet të jetë më gjeneroze, i madhi bën kompromise

Share Messenger

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar se janë duke u marrë vesh për arritjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se janë afër përmbylljes së marrëveshjes por partia fituese duhet të jetë më gjeneroze.

I ftuar në emisionin televiziv ‘Info Magazine’, Haziri shtoi se partia e tij nuk është ajo e cila duhet të bëjë kompromise, sipas tij, partia e parë është ajo që duhet t’i bëj ato.

‘Pse ne duhet të bëjmë kompromise? Partia e parë duhet të jetë më gjeneroze. I madhi duhet të bëjë compromise. Ne jemi afër përmbylljes së marrëveshjes. Parimet e ndarjes së përgjegjësive kanë përfunduar, tash veç ndarja e përgjegjësive në institucione dhe emrat e ministrave të rinj, kështu që është hapi i fundit që do të definojë gjithçka. Jemi në formulë por është çështje ditësh besoj’, ka thënë ai.
Ndërsa, sa i përket organizimit të zgjedhjeve të reja në rast to mos arritjes së marrëveshjes midis këtyre dy partive, Haziri thotë se kjo mund të kthehet në një zhgënjim të madh për popullin.

‘Nëse keni krijuar pritje të mëdha tek qytetarët, atëherë kjo mund të kthehet në një zhgënjim të madh. LDK nuk merret me kontrabandë politike. Nuk jemi plastelinë qe thyhemi dhe riformatohemi. LDK i ka dhënë mbështetje këtij koalicioni politikisht me gjithë mbështetjen e saj, përndryshe nuk pranojmë të bëhemi solucion i formulave të ndryshme’, thotë ai.

Haziri tutje thekson se për postin e presidentit duhet zotim që palët të pajtohen për këtë post, ndërsa pajtohet që Albin Kurti të jetë kandidat për kryeministër, kurse për Kuvend dikush nga palët VV-LDK.

‘Mënyra se si do të arrihet marrëveshja ka me pas rëndësi shumë. Tek qeveria janë dakord që Kurti të jetë kandidat për kryeministër, për Kuvend janë dakord që dikush nga palët VV-LDK, pra terminologjia është e qartë. Për presidentin thuhet zotim që palët të pajtohen për këtë post’, ka përfunduar Haziri.

Share Messenger

Më të lexuarat