Haziri mesazh Vetëvendosjes: Harroni që mund të na kushtëzoni për pozita

Share Messenger

Lutfi Haziri i LDK’së ka thënë se përveç pozitës së kryeministrit që e cakton sovrani, çdo post tjetër do të diskutohet në tavolinë me VV’në.

Haziri sonte në DPD ka thënë se asesi nuk pranojnë kushtëzime nga Vetëvendosje.

‘’Asnjë organ tjetër nuk është jashtë tavolinës. Ne nuk pranojmë kushte. Vec zyra e kryeminsitrit është e padiskutueshmne. Për pozitat tjera nuk mund të jemi të kushtëzuar, le ta harrojnë këtë’’

‘’Sonte i them Rexhep Selimit që me LDK nuk mundesh me fol me kushte dhe se LDK’së duhet me ia la llogarinë, ai personalisht dhe partia e tij. Kurrë në jetë të vetë. Tjetër send që i kanë militanët e tyre të fshehtë nëpër xhamia të Prishtinës që shkruajnë në rrjete sociale. Jemi parti e pastër politikisht’’

‘’VV e trajtojmë si partner, por individët e VV’së s’mund të na kushtëzojnë. Kush e fiton një votë më shumë, është kryeministër’’.

Share Messenger

Më të lexuarat