Haziri: Koalicioni me Vetëvendosjen do të bëhet menjëherë pas certifikimit të rezultateve

Share Messenger

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur në RTK për koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje.

Haziri ka thënë se koalicioni me Vetëvendosjen do të formalizohet menjëherë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve.

“Në kohën më të afërt të mundshme, që lidhet me certifikim të zgjedhjeve. Duhet të pyetet Valdete Daka se kur bëhet certifikimi i zgjedhjeve.”

Haziri nuk la shumë të paqartë as rreth marrëveshjes me VV’në dhe afatin.

“Ne mund ta bëjmë marrëveshjen, por ne nuk mund të hyjmë në institucione pa u bërë çertifikimi”, ka thënë Haziri.

Share Messenger

Më të lexuarat