Haradinaj tregon si do ndalet ikja e të rinjëve

Share Messenger

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka thënë se ka një plan se si ta parandalojë ikjen e të rinjve.

Ai thotë se ikja e tanishme po bëhet në formë ligjore, dhe jo në mënyrë ilegale si më parë.

Haradinaj ka theksuar se të rinjtë po ikin sepse po marrin oferta të mira pune në Perëndim, e sipas tij ky fenomen mund të parandalohen nëse vëmendja i kthehet sektorit privat.

“Duhet me iu kthy sektorit privat. Është në interesin e sipërmarrësve, që oferta ndaj punëtorëve me qenë e pranueshme se po na ikin të rinjtë”, ka theksuar ai.

Ai ka thënë se oferta ekonomike është problem kryesor pse njerëzit po ikin.

“Të rinjt po ikin se po kanë një viza pune, jo në të zezë nëpër Hungari. Ne duhet me përmirësu ofertën ndaj punëtorit, bashkë me sektorin privat. Sipërmarrësit privatë janë pajtu që nër 250 pagë nuk bën më me pasë”, ka theksuar Haradinaj në Rubikon të KTV-së.

Haradinaj ka thënë se sipërmarrësit që trajtojnë më mirë punëtorët, duhet ta kenë mbështetjen e Qeverisë.

“Ata sipërmarrës që u bëjnë ofertë më të mirë punëtorëve, duhet ta kenë ndihmën e institucioneve”, ka shtuar ai.

Share Messenger

Më të lexuarat