Haradinaj: Do të fitojmë në Prishtinë dhe Gjilan

Share Messenger

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vazhduar me deklaratat e tij emocionale nëpër tubime para elektoratit të tij, kështu ai sot ka thënë e Prishtinën dhe Gjilanin do ta fitojë koalicioni AAK-PSD.

Ani pse komunën e Gjilanit dhe Prishtinës nuk e ka udhëhequr kurrë AAK dhe ka pasur shumë pak vota në zgjedhjet e mëparshme, Haradinaj po mendon se tani këto dy komuna do t’i fiton partia e tij.

Haradinaj sot gjatë qëndrimit në Gjilan i emocionuar iu ka drejtuar ish-deputetit, Ahmet Isufi se do të fitojnë në këto zgjedhje në Gjilan dhe Prishtinë.

“Ahmet, ia vlen të fitojmë në Gjilan. Shpresoj që më 6 tetor, përveç në Prishtinë do të kthehemi edhe në Gjilan për të festuar. Urime fitorja!”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj, ka kërkuar që të përkrahet koalicioni AAK-PSD, pasi që sipas tij, vetëm Qeveria e tij mund t’i kryejë punët e nevojshme për Gjilanin dhe gjithë Kosovën./

Share Messenger

Më të lexuarat