Haradinaj: Synoj një qeveri të gjerë

Share Messenger

Kandidati për Kryeministër i Kosovës nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, deklaroi se po bën përpjekje për të formuar një qeveri sa më të gjerë.Në një interviste për Zërin e Amerikës, ai sqaroi se brenda kësaj jave ose javën e ardhshme, do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të kuvendit.

Pas shtimit të Ramush Haradinajt për të formuar qeverinë e re, Vetëvendosja dhe LDK filluan negociatat për të përafruar programet e tyre për ta nxjerrë vendin nga ngërçi politik dhe kriza institucionale. Por, Haradinaj, shprehet se kjo gjendje nuk do të vazhdojë përgjithmonë. Madje ai i bëri thirrje partive politike që të kontribuojnë për të zgjidhur krizën në Kosovë, e cila ka paralizuar institucionet që pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Nga ana tjetër, Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës bënë të ditur për mediat se do të vazhdojnë përpjekjet për të përafruar programin e tyre. Ndërkohë, disa media në Prishtinë kanë shkruar se koalicioni PAN ka arritur një marrëveshje me AKR e Behxhet Pacollit, duke i dhënë fund kështu dilemave për krijimin e qeverise se re.

Share Messenger

Më të lexuarat