Haradinaj si këshilltari i tij: Ikja e të rinjëve, propagandë e paguar nga Rusia

204 Shares Share Messenger

Kryeministri Ramush Haradinaj mbështet këshilltarin e tij, Halil Matoshi, në idenë se ikja e të rinjëve nuk është diçka e vërtetë por është më shumë një propagandë që paguhet nga Rusia.

Ai ka thënë se ekziston një propagandë ruse për ta qitë Kosovën prej binarëve, ashtu si shumë shtete të Evropës.

“Te Halili e te këto, shiqo, nuk është që kam mrri me i përcjell krejt se nuk kam qenë këto ditë këtu, por tani e dimë që ka tendenca të përfshirjes së Kosovës në procese që kishim dalë pak prej binarëve, ose që kanë dëshirë me qitë Kosovën pak prej binarëve edhe ekziston një agjendë e Rusisë për këtë, tjetër se ne na duket se është shumë e largët e s’mrrinë te na, shtinë pare në plot nëpër Evropë, janë bukur aktiv, jo se ata po detyrojnë njerëzit tanë me ikë, por te ideja me paraqitë Kosovën në një status quo regres, e kanë qit agjende, edhe ne duhet të dimë menaxhimin e vetëvetes”, ka thënë ai.

Share Messenger

Më të lexuarat