Haradinaj shteri Fondin Rezervë të shtetit

Share Messenger

Qeveria e Ramush Haradinajt shquhet për skandalet e shumta dhe keqpërdorimet gjatë qeverisjes, madje Haradinaj ka ndarë më së shumti mjete financiare të fondit rezervë, krahasuar me qeveritë e kaluara.

Mjetet financiare të fondit rezervë nga Haradinaj përdoreshin për shumë arsye, por ato harxhoheshin qysh në fillim të periudhës së parë të vitit.

Nga afër 5 milionë euro, sa ishte shuma, ekzekutivi i udhëhequr nga Ramush Haradinaj deri tani ka shpenzuar mbi 4 milionë e 600 mijë euro.

Keqpërdorimi i fondeve rezervë nga Haradinaj nuk u ndal përgjatë këtyre dy viteve, pavarësisht kritikave nga analistët dhe njohësit e ekonomisë në Kosovë.

Kujtojmë se në fondin rezervë aktualisht kanë mbetur vetëm afër 158 mijë euro

Share Messenger

Më të lexuarat