Haradinaj: Me PSD’në edhe më herët kemi bashkëpunuar, jemi kombinim jashtëzakonisht i fortë

Share Messenger

Daut Haradinaj i AAK’së sonte në Debat Plus thotë se e sheh si një mundësi të mirë koalicionin e tyre me Partinë Social Demokrate.

Haradinaj thotë se edhe më herët kishin bashkëpunuar me PSD’në, parti e cila thotë se kishte kontribuar që të çohen shumë procese përpara.

‘’Ne kishim një përvojë të mirë në të kaluarën e afërt, pas largimit të Listës Serbe. PSD ka arritur t’i pëmbushë kërkesat e veta. E nxjerrën situatën, mos të flasim. Kemi pasë partneritet. Disa vendime më të rëndësisheme, është edhe meritë e PSD’së. Duhet parë si mundësi e fitores. E shoh si mundësi dhe kombinim jashtëzakonisht të fortë. PSD dhe AAK e kanë një fitore simbolike në zgjedhjet e ardhshme. Koalicion fitues, i pari’’/

Share Messenger

Më të lexuarat