Haradinaj premton zgjidhjen e problemit të shpronësimit në Shipitullë

Share Messenger

Kryeministri Ramush Haradinaj mbrëmjen e së martës ka qëndruar në Obiliq, me ç’rast është takuar me banorët e Shipitullës, të cilët janë duke u përballur me problemet e shpronësimit të tokave të tyre.

Ne këtë takim morën pjesë banorë të katër lagjeve, disa ministra të qeverisë Haradinaj dhe zyrtarë nga KEK-u.

Pas debatit është arritur një ujdi, me ç’rast Haradinaj ka premtuar që do të korrigjohet procesi i shpronësimit, shtëpitë do të paguhen 350 euro për metër katror si dhe do të punësohet një anëtar nga secila familje, njofton Klan Kosova.

“Haradinaj ka marrë punën me seriozitet. Ai u zotua që ndëshkimet që na janë bërë gjatë procesit të shpronësimit do te korrigjohen. Sipërfaqja e shtëpisë do te paguhet me perimetër si dhe çmimi do te jetë 350 euro për metër katror. Gjithashtu do të mundësohet punësimi i një anëtari të familjes. Ky proces do të shkoj përpara” ka thënë njëri nga banorët Nexhmedin Mjekiqi.

Përveç këtij takimi 14 përfaqësues nga katër lagje të Shipitullës do të takohen të martën në orën 14:00 me kryeministrin dhe zyrtarë të KEK-ut

Share Messenger

Më të lexuarat