Haradinaj pak para se të bëhet kryeminister: Nëse Serbia s’e heq Kosovën nga Kushtetuta e saj, Nishin do ta fusim në hartën e Kosovës (Video)

0 Shares Share Messenger

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se duhet të dalë dikush e t’i prish agjendat e Serbisë më të cilat po tallet me Kosovën. Ai thotë se vet ka rënë pre e këtyre agjendave, duke qenë për mbi tre muaj i ndaluar nga autoritetet franceze.

Në emisionin “Rrokum Rroll” të TV Rrokum, Haradinaj ka thënë se “duhet me i tregu Bashkimit Evropian (BE), dhe në veçanti SHBA-ve, se nuk jemi më popull që tallet dikush me ne”!
“Në këtë temë Evropa nuk po bën asgjë. Unë i jam mirënjohës Berlinit, i cili ka pasur një qasje të qartë ndaj meje, por kur është në pyetje Brukseli, kjo është e padrejtë, ngase në Ballkan BE-ja po shihet se nuk mundet me i bind palët me marrë vendime të prera. Këtu duhet me ndërhy Amerika dhe me ia tregu vendin Serbisë”, ka shtuar Haradinaj.

Ai shton se Serbia duhet ta heq Kosovën nga preambula e Kushtetutës së saj. Ndryshe, shton se duhet reciprocitet që të fusim në hartën e Kosovës një të tretën e tokës së tyre, që nga Nishi.

Share Messenger