Haradinaj nuk dorëzohet pas letrës së Amerikës: E duam Amerikën, por taksa nuk hiqet

493 Shares Share Messenger

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dalë nga takimi i liderëve shtetëror që u mbajt sot në Qeveri pas letrës së zyrtarëve amerikan ku kërkohet heqja e taksës.

Haradinaj para gazetarëve ka treguar se është takuar sot edhe me ambasadorin amerikan Phillip Kosnett që e quajti diplomat të zoti. Ai tha se e do Amerikën por se nuk do të nënshtrohet më ndaj Serbisë dhe taksa nuk lidhet me Amerikën por Serbinë dhe sipas tij nuk do të hiqet deri në njohje të Kosovës.

“Sot ka pasur takim me ambasadorin me Philip Kosnettt për të cilin kam respekt dhe është diplomat I zoti, ai ka qenë shumë i saktë i ka sugjerua Kosovës që të pezullohet taksa dhe njëkohësisht ka paraqitur edhe këtë letër që vjen për tre udhëheqësit e Kosovës, kryeministrin, kryepalrmanetarin dhe presidentin. Unë kam pas rastin që ti them. Taksa nuk u vendos në lidhje me Amerikën as zhvillimet e fundit në dialog, që 20 vjet në konflikt I ngrirë jemi lodhë dhe kërkojmë një finale Kosovë-Serbi, kërkojmë marrëveshje gjithëpërfshirëse. Edhe unë jam me u hekë taksa jo mu pezullu por me u lidh me njohjen. Qëllimi është me sjellë një situatë të marrëveshjes me Serbinë. E lus vendimmarrësit në Amerikë që të na kuptojnë se nuk mundem me ju nënshtrua më Serbisë., që Serbia me ba hajgare me njeh me njohjet, ,me ba hajgare kur na nuk anëtarësohemi në Interpol dhe Serbisë që sulmon familjarët e pjesëtarëve të FDSK-së”, tha Haradinaj para pak minutash

Share Messenger

Më të lexuarat