Haradinaj merr vendim që 28 nëntori të jetë ditë pushimi në Kosovë

Share Messenger

Kryeministri në Dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka marrë vendim që 28 nëntori, Dita e Flamurit, të shpallet ditë pushimi në territorin e Kosovës.

Këtë, ai e ka bërë të ditur përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook.

Haradinaj, ka thënë se këtë vendim e ka marrë për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare.

Postimi i plotë:

Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare. Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik.

Share Messenger

Më të lexuarat