Haradinaj: Kosova ka potencial që t’u ofrojë trajtim të drejtë të prekurve nga Sindroma Down

Share Messenger

Kosova ka potencialin e nevojshëm për t’ua mundësuar të gjithë personave të prekur nga Sindroma Down trajtim të drejtë dhe mundësi të barabarta që të përmbushin potencialin e tyre në të gjitha aspektet e jetës si pjesë e kësaj shoqërie.

Kështu ka deklaruar kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në Konferencën me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Personave me Sindromë Down.

Në konferencën në fjalë për të cilën ka shkruar Haradinaj në Facebook është vlerësuar progresi dhe puna që duhet bërë për avancimin e kornizës ligjore për përkrahjen, integrimin dhe punësimin e tyre.

“Në këtë aspekt, kemi miratuar Rregulloren për lehtësira doganore dhe tatimore për punëdhënësit që punësojnë persona me aftësi të kufizuar dhe për personat me aftësi të kufizuar që ushtrojnë veprimtari të pavarur”, ka shkruar ai.

Share Messenger

Më të lexuarat