Haradinaj konfirmon marrëveshjen mes koalicionit qeverisës

Share Messenger

Ramush Haradinaj ka konfirmuar marrëveshjen mes koalicionit qeverisës, por ai thekson se pjesë e kësaj marrëveshje është edhe raporti i Bulliqit.

Këtë marrëveshje mes koalicionit qeverisës e kanë përkrahur edhe LDK dhe Alternativa.

Ja postimi i plotë i tij:

Qytetarëve të Republikës së Kosovës ua konfirmoj se nga koalicioni qeverisës është mënjanuar pengesa e fundit politike, që siguron unitet politik në parlament.

Ligji përmban Marrëveshjen e gushtit 2015, deklaratën e përbashkët të dy presidentëve, Thaçi dhe Vujanoviç, si dhe Raportin e Komisionit Shtetëror për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Share Messenger

Më të lexuarat