Haradinaj: I kisha heqë krejt lojërat e fatit në Kosovë

316 Shares Share Messenger

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, lidhur me koncept-dokumentin e lojërave të fatit ka deklaruar se ka marrë shumë kritika dhe se është sulmuar shumë kohëve të fundit.

“Unë i kisha heqë krejt këto lojëra të fatit nuk i kisha lanë fare në vendbanime. Kam qenë shumë i sulmuar kohëve të fundit për çështjen e lojërave të fatit“, tha Haradinaj.

Bedri Hamza, ministër i Financave, tha se ky dokument është obligativ, pasi që, sipas tij, qeveria e Isa Mustafës e ka bazën në Marrëveshjeje e Stabilizim-Asociimit.

“Ky dokument buron nga obligimet që i ka marrë qeveria e kaluar, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit e ka si bazë programin e Qeverisë së Kosovës. Nuk është diçka që është nisur nga qeveria aktuale por nga qeveria e kaluar. Koncept dokumenti bazuar në rregulloren e punës vetëm e ka hapë rrugën për ta bë draftimin e një projektligji që ka procedurat e veta dhe afat 60 ditë”, tha Hamza.

“Qëllimi i projektligjit është që kjo fushë të rregullohet e jo të krijohet punësim duke hapur më shumë bastore, por të formalizohet sektori duke ndikuar në formalizimin e fuqisë punëtore”, tha ministri Hamza.

Share Messenger

Më të lexuarat