Haradinaj: Ju që po ikni, do të vijë dita kur do të ktheheni në Kosovë me punu!

540 Shares Share Messenger

Kryeministri i Kosovës, njëkohësisht edhe kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, është ndalur pasditen e sotme edhe në Kaçanik ku ka takuar strukturat e partisë së tij.

Haradinaj sot ka ftuar kaçanikasit që të mos heqin dorë në punën e tyre për të ndihmuar vendin që të bëhet një Kosovë e zhvilluar. Ai shprehu besimin s enjë ditë, kosovarët do të largohen nga vendet perëndimore dhe do të kthehen në vendin e tyre për të punuar.

“Unë po du një ditë që me ik nipat e mbesat tonë që janë shku në Gjermani e Austri me ju ik atje prindërve e familjes e me u kthyer në Kosovë se e kanë gjet një vend pune. Unë nuk jam i dorëzuar, mendoj se ka me ardhur një ditë që kanë me lëshu atje dhe kanë me ardhur në Kosovë se Kosova do të bëhet një vend i zhvilluar dhe i suksesshëm”, tha Haradinaj.

Share Messenger

Më të lexuarat