Haradinaj i detyron ministrat të punojnë edhe të shtunën

Share Messenger

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga ministrat e tij që të punojnë edhe të shtunën dhe të kthejnë komentet në programin qeveritar, të cilin ua ka dorëzuar sot.

“Ju presim që deri nesër në ora gjashtë t’i dërgoni materialet për plotësimin e plan-programeve”, tha Haradinaj.

Ai bëri të ditur se mbledhja e ardhshme e qeverisë është të hënën në ora 16:00.

“Ju ftoj që t’i riktheheni edhe njëherë programit. Sot e kemi të pamundur me diskutu sepse sot e keni ë marrë”, tha Haradinaj, i cili ju kërkoi vartësve të tij falje që po i detyronte të punonin edhe në ditë vikeni. /EO/

Share Messenger

Më të lexuarat