Haradinaj: Gjermania i ka thënë po liberalizimit të vizave për Kosovën

Share Messenger

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Gjermania po i jep një mbështetje të madhe procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Haradinaj pas takimit me zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, Rainer Wieland, ka thënë se Kosova dhe Gjermania kanë një partneritet të qëndrueshëm dhe afatgjatë mes vete.

Ai ka thënë se delegacioni i përfaqësuesve politik të CDU’së tregon mbështetjen e madhe që po i bëjnë Kosovën në kuadër të liberalizimit të vizave.

“Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, Rainer Wieland, është dëshmi e miqësisë dhe orientimit tonë për një partneritet të qëndrueshëm dhe afatgjatë me Gjermaninë.

I nderuar ta pres në takim z. Wieland dhe një delegacion të përfaqësuesve politik të CDU-së nga Baden Wuerttemberg, ndërmarrës dhe ekspert nga arsimi, të cilët i falënderova për përkushtimin e treguar në projektet e përbashkëta Kosovë – Gjermani, në veçanti për mbështetjen e vendit në procesin e liberalizimit të vizave, duke kërkuar përkrahje edhe në këtë etapë të fundit drejt lëvizjes së lirë.

Përvoja e këmbimit të nxënësve përmes Education Unlimited dhe programe të tjera të kësaj natyre, kanë sjellë një mundësi të mirë për nxënësit tanë, të avancojnë më shumë në shkollim dhe mundësi të tjera për të ardhmen akademike. Shpreha përkushtimin tim, për ta vazhduar këtë bashkëpunim në fushën e arsimit, por edhe në fushën e ekonomisë dhe politikës, me shtetin mik të Kosovës, Gjermaninë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Share Messenger

Më të lexuarat