Haradinaj flet për demarkacionin, seancën e nesërme dhe ikjen e të rinjve nga Kosova

Share Messenger

Mandatari për formimin e qeverisë, Ramush Haradinaj ka thënë se marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi ka gabime. Haradinaj ka thënë se qëllimi i tij është ta përmirësoj këtë marrëveshje.

“Kufiri i Kosovës është Çakorr dhe Kullë. Dallimi do të jetë se nuk do t’i humbim kohë vendit. E mendoj shpejt zgjidhjen e kësaj teme dhe nuk do të jetë pengës kjo temë”, ka thënë Haradinaj në një konference për media, transmeton ‘Indeksonline’.

Tutje, ai ka bërë me dije se janë duke i bërë përgatitjet e nevojshme për seancën ku do të votohet qeveria.

“Seanca mund të jetë nesër pasdite. Besoj se jemi në rregull. Por, partitë ende nuk m’i kanë sjellë emrat e ministrave”, ka shtuar Haradinaj.

Duke folur për ikjen e qytetarëve nga vendi, Haradinaj është zotuar se qytetarët e vendit do ta kenë zgjedhjen këtu.

“Do të jem i hapur. Do t’i pres për të krijuar zgjidhje në vend. Ju bëj thirrje të rinjve ta kthejnë shpresën në këtë vend dhe këtu më së shumti ka vlerë vetja jonë”, ka theksuar Haradinaj

Share Messenger

Më të lexuarat