Haradinaj feston pavarësinë e Finlandës

Share Messenger

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë sot në festën e pavarësisë së Finlandës, shtet të cilin e uroi dhe tregoi se ndaj tyre është mirënjohës.

Në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ai postoi disa fotografi nga kjo mbrëmje e zhvilluar në vendin tonë, dhe shkroi:

“Sonte, në shënimin e përvjetorit të Pavarësisë së shtetit Finlandez, pata kënaqësinë që të jem në këtë ditë të veçantë për miqtë tanë”.

“Finlanda, ka dëshmuar partneritet të fuqishëm ndaj shtetbërjes së vendit tonë dhe forcimin e subjektivitetit të saj. Për këtë jemi përherë mirënjohës me urimin më të mirë që marrëdhëniet tona të shkëlqejnë edhe në të ardhmen!”.

Share Messenger

Më të lexuarat