Haliti: Në Kosovë ka njerëz me 200 milionë euro, por edhe njerëz që s’kanë bukë me hangër

Share Messenger

Deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti ka folur përsëri për milonat që i ka përmendur në Rubikon, duke thënë se në Kosovë ka njerëz që kanë edhe 200 milionë, por edhe që s’kanë buk me hangër – shkruan Periskopi.

“Unë e kam pasë me të ngacmu ty sepse dy tre milionë nuk mujnë mi pasë të gjithë, ka tulifare që i kanë ka 200 milonë, pasunika ka sa dush në Kosovë dhe ka njerëz që nuk kanë buk sonte me hanger, ka qenë një llapsus kur jemi ngacumu mes veti.

Haliti ka treguar se së bashku me familje i ka afër 1 milionë euro pasuri, por ai tha se pasuria e tij është e deklaruar dhe mund ta shohin.

Tutje, ai tha se nuk duhet të shikojmë se sa milionë i ka, por se si i ka bërë ato.

“Problem nuk është a i ka, a si ka, por si i ka ba, duke e vjedh buxhetin e shtetit, a ka shkelur ligjin, a i ka ba vet”, tha Haliti

Ai tha se kjo deklaratë e tij është keqkuptu dhe është keqinterpretu me qëllim dhe se e dinë kush e ka bërë këtë, por ata kanë thënë ‘hajt tja fusim Xhavitit se e ban’.

Share Messenger

Më të lexuarat