Halima, aktualisht është modelja më e veçantë e pasarelave (FOTO)

Share Messenger

Adoleshentja somalezo-amerikane nuk e fitoi titullin Miss Minnesota, por ajo fitoi një kontratë me një agjenci të njohur mode, duke u bërë modelja e parë me shami në kokë që merr kontratë tillë, transmeton Zëri i Amerikës.

Bota e modës është shumë larg kampit të refugjatëve në Kakuma të Kenias, ku lindi Aden. Para se familja e saj të largohej për në Shtetet e Bashkuara, ajo luante me moshatarë me prejardhje të ndryshme:

“Në Kakuma kishte refugjatë nga e gjithë Afrika. Por ne gjetëm shumë gjëra të përbashkëta. Ne fëmijët luanim. Festonim për shembull festat e njëri tjetrit, si Krishtlindja edhe Bajrami. Në kampin e Kakumës nuk ka shumë mundësira,” – tregon Halima.

Ajo thotë se në Shtetet e Bashkuara nuk ndodh gjithnjë kështu.

Por hixhabi po bëhet përherë e më i njohur në modën amerikane.

Firma “Nike” vitin e ardhshëm do të prezantojë një shami koke prej rrjete… ndërsa “American Eagle Outfitters” krijoi një shami koke prej xhinsi që e prezantoi Aden. Ky hixhab me pajme rinore u shit brenda më pak se një jave në internet.

Aden ishte në kopertinën e revistës “Vogue” të muajit qershor…dhe në korrik ajo zbukuroi kopertinën e revistës së bukurisë “Allure”.

“Ajo është me të vërtetë si çdo adoleshente normale amerikane. Misioni ynë është të ripërcaktojmë standartet e bukurisë; ajo na përfaqëson ne si amerikanë, një vend me diversitet,”- thotë kryeredaktorja e revistës “Allure”.

Ndërsa Aden i gëzohet suksesit që ka arritur, ajo i është mirënjohëse përpjekjeve të OKB-së në Kakuma. Ajo shpreson të kthehet një ditë në kamp për të punuar me fëmijët refugjatë, për t’u treguar atyre se edhe ata kanë mundësi të bëhen yje botërore.

Image

Image

Image

Image

Image

 

Share Messenger

Më të lexuarat