Haki Abazi: Molliqaj më ka kapë për qafe dhe ka nisë përleshja

Share Messenger

Anëtari i VV-së, Haki Abazi ka treguar si ka ndodhu rrahja e tij me Dardan Molliqajn.

Abazi ka treguar se ka qenë duke dalë nga studio me përfaqësuesin e PDK-së, Rexhep Hoti, kur pretendon se është sulmuar nga Dardan Molliqaj.

“Pas emisionit unë kam qenë duke dalë me Hotin duke dale nga studio, në përfundim të korridorit ka ardhë Dardani me përcjellësin e tij, nuk e di kush është, Dardani mi ka kapë duart dhe ai përcjellësi I tij më ka kapë për qafe dhe ka nisë përleshja, unë kam tentua të lirohem dhe jam kthyer në studio dhe njerëzit nuk kanë arë çka ka ndodhë.

Po, me përcjellësin e tij, unë vetëm dhe Rexhep Hoti ka qenë me mu.”, tha Abazi për lajmi.net.

Share Messenger

Më të lexuarat