Hajnat plaçkisin banesën e asamblistit të PDK’së në Prishtinë

Share Messenger

Hajnat e kanë goditur për të dytën herë Shemesi Veselin. Kësaj herë i vodhën të gjitha stolitë e arit të bashkëshortes si dhe të holla.

Anëtari i Bordi Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinika Universitare dhe asamblist i PDK-së në Kuvendin e Prishtinës, mund t’ia ketë parë sherrin deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Ai në këtë Agjenci si zyrtarë i lartë deklaroi stoli ari dhe argjendi në vlerë prej 10 mijë eurove. Të gjitha iu morën në një natë të fund korrikut derisa ishte në Tiranë.

“Po në fund të muajit korrik më kanë hyrë në banesë. Më patën hyrë edhe njëherë, në kohën sa kam qenë zv. ministër. Atëherë ma patën marr laptopin e disa gjera tjera. Kësaj radhe më kanë mëshuar bukur fort. Ma kanë marrë të gjithë stolitë e gruas dhe disa gjera tjera. Vlera e stolive është diku rreth 10 mijë euro, ashti siç po thoni se i kam deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit”, tregon ai.

“Mi kanë marrë edhe rreth 2 mijë euro, të ndara nga bashkëshortja ngase vjehrrën e kam bukur sëmurë”, thoë Veseli për lajmi.net.

Banesa e thyer këtë herë u vërejt nga një bashkë partiak i tij. “Ketë herë i ka vërejtur Andin Hoti (deputet i PDK-së), e kam me banesë afër dhe i ka lajmëruar policinë. Unë isha me një trajnim në Tiranë, familjen e kisha në pushime në Sarandë. Herën e parë policia patë arritur t’i kapë dorasit, por nuk më ishin kthyer gjerat. Tash vjedhja më është dukur shumë profesionale”, tha Veseli.

Zyrtari i shtetit i shprehet të jetë pakë i zhgënjyer edhe me ngathtësinë e Policisë në këto raste.

“Policia po më zhgënjen pak, ngase po bëhen vepra dhe ata nuk po shihen shumë gjatë natës apo nëpër lagje patrulla të tyre. Duhet një preventivë më e madhe nga ana e tyre”, shtoi tutje Veli.

Ai është me banim në Rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Bregu i Diellit”.

Share Messenger

Më të lexuarat