Hadërgjonaj: Krenar me popullin e Kosovës, do të kualifikohemi në ‘Euro 2020’

Share Messenger

Njëri nga lojtarët më të mirë të Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj ka shkruar një mesazh falënderues për popullin e Kosovës.

Hadërgjonaj ka thënë se të gjithë janë krenar prej nga vijnë, ai po thotë se kanë humbur një betejë, por jo edhe luftën.

Ai ka shkruar se Kosova do të vazhdon si familje për të bërë ëndrrën realitet, kualifikimin në ‘Euro2020’.

“Faleminderit populli ynë për mbështetjen e jashtëzakonshme që na keni dhënë, të gjithë jemi krenarë prej nga vijmë. Kemi dashur të bëjmë edhe më shumë, kemi humbur një betejë, por jo edhe luftën. Do të vazhdojmë të bashkuar si një familje për ta bërë ëndrrën realitet, që të kualifikohemi në Euro 2020. Jeni ju ata që na keni dhënë fuqi dhe besim për të synuar kualifikimin. FALEMINDERIT 💙💛🇽🇰. #FH2”, ka shkruar Hadërgjonaj.

Share Messenger

Më të lexuarat