Guardiola planifikon t’i shpenzojë edhe 230 milionë euro këtë verë

Share Messenger

Manchester City është i gatshëm t’i shpenzojë edhe 230 milionë euro të tjera gjatë afatit kalimtar të verës, për ta përmirësuar skuadrën e tyre edhe më shumë për sezonin e ardhshëm.

Pasi u shpall kampion i Premierligës për të dytën herë radhazi të dielën, Pep Guardiola insistoi se skuadra e tij vetëm do të bëhet më e mirë për sezonin e ardhshëm, transmeton Gazeta Express.

“Ne do të jemi më të mirë. Sezonin tjetër do të jemi më të fortë. Jam i sigurt. Ne do të bëhemi më fortë. Ne do të jemi më të mirë”, tha Guardiola pas fitores 4:1 kundër Brightonit, në ndeshjen e fundit të këtij sezoni të Premierligës.

Edhe pse skuadra e tij i arriti 98 pikë, Guardiola beson se ka vend për përforcime. Ai i dëshiron nga dy lojtarë elitarë në secilën pozitë dhe tentimet për ta arritur këtë qëllim do t’i rifillojë këtë verë.

Guardiola dëshiron ta freskojë skuadrën e tij duke i shtuar dy mesfushorë, një sulmues dhe një mbrojtës. Ai tashmë i ka shpenzuar 630,2 milionë euro që kur u bë trajneri i Manchester Cityt në vitin 2016, mirëpo tani dëshiron të shpenzojë edhe më shumë.

Qendërmbrojtësi 19-vjeçar i Ajaxit, Matthijs de Ligt, ka ngjallur interesim edhe te Manchester City. Megjithatë, Guardiola është i vetëdijshëm se do ta ketë të vështirë ta bindë holandezit ta pranojë ofertën e tyre, pasi që për të ka shprehur interesim edhe Barcelona.

Një tjetër opsion për pozitën e mbrojtësit është Harry Maguire i Leicester Cityt, i cili pëlqehet mjaft shumë nga Guardiola.

Në mesfushë, Manchester City po e synon transferimin e Rodrit të Atletico Madridit, i cili do të garonte për një vend me Fernandinhon, që këtë vit i mbush 34 vjet. 22-vjeçari ka klauzolë prej 60 milionë eurove.

Houssem Aouar i Lyonit gjithashtu e ka kapur vëmendjen e Guardiolës, me paraqitjet e tij kundër Manchester Cityt gjatë përballjeve në fazën e grupeve të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve.

Në sulm, Manchester City është i interesuar për Luka Lovicin e Eintracht Frankfurtit dhe për yllin 19-vjeçar të Benficas, Joao Felixin. Jovici 21-vjeçare i ka shënuar 17 gola në ligë këtë sezon dhe dhjetë të tjera në Evropë. Në anën tjetër, Felixi po krahasohet me Kakan.

Share Messenger

Më të lexuarat