Grenell në Serbi: Asnjëherë nuk kam parë kaq shumë kamera (Video)

Share Messenger

Emisari i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenellit, i kanë lënë shumë përshtypje një numër i madh i kamerave dhe gazetarëve që kanë qenë prezent të premten në një konferencë për media në Beograd.

Grenell u paraqit në konferencë për media së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku deklaroi se ka kaluar një kohë të mirë në Beograd – qytet të cilin Ambasadori i ShBA-ve tha se e admiron.

“Është e mrekullueshme të kthehem këtu në Beograd mbrëmë, çfarë qyteti fantastik; është shumë vibrant, Kemi kaluar shumë mirë mbrëmë në qytetin e mrekullueshëm tuajin”, u shpreh fillimisht Grenell, me të marrë fjalën në konferencë.

“Dua të dërgoj përshëndetjet e presidentit Trump, i cili mendoj se do të kishte qenë i impresionuar me numrin e kamerave që keni në këtë dhomë tani. Nuk kam parë kurrë kaq shumë kamera”, u shpreh pastaj Grenell.

Madje, edhe vet Vuçiqit i la përshtypje numri i madh i kamerave.

“Të ju them të vërtetën, as unë nuk kam parë më shumë kamera sesa sot në këtë dhomë”, u përgjigj Vuçiq.

Share Messenger

Më të lexuarat