Granit Xhaka: Ndjeki lojën në stadium së bashku me Bekim Jasharin

Share Messenger

Lojën e Kosovës me Anglinë mbrëmë e kanë parë së bashku Granit Xhaka, Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci.

Kosova mbrëmë është njoftuar me humbjen e parë, pas 15 ndeshjeve radhazi në gara zyrtare. Anglia e mposhti me një rezultat 5-3.

Në ndeshjen e zhvilluar në ‘St. Mary’s Stadium’ të Southamptonit, Kosova pësoi humbje 5-3 nga Anglia. ‘Tre Luanët’ shënuan të gjithë golat brenda pjesës së parë me autor Raheem Sterling, Harry Kane, Jadon Sancho(dy gola) dhe një autogol nga Mërgim Vojvoda.

Ndërsa, për ‘Dardanët’ Valon Berisha shënoi dy gola dhe Vedat Muriqi një. Vlen të theksohet se edhe Arijanet Muric priti një penallti të Harry Kane.

Në stadium lojën kanë shkuar për ta parë së bashku, Granit Xhaka, Bekim Jashari, Ramiz Lladrovci dhe disa miq të tyre, ku edhe kanë publikuar fotografi gjatë përcjelljes së ndeshjes.

Share Messenger

Më të lexuarat