Granit Xhaka merr nje goditje tjetër nga Arsenali

Share Messenger

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, mund të shitet këtë dimër pasi iu hoq titulli i kapitenit nga kjo skuadër.

Raportohet se Arsenal ka parasysh mundësinë e shitjes së 27’vjeçarit në merkaton e janarit, pas skandalit që pati me tifozët në ndeshjet kundër Crystal Palace në fund të muajit tetor.

Sipas të famshmes britanike “The Mirror”, Xhaka mund të mos ketë një të ardhme në klub, pasi që Emery nuk arriti të konfirmojë nëse mesfushori do të qëndrojë ose jo.

“E ardhmja i përket Arsenalit. Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme të shtunën”, ishin fjalët e vetme të cilat i tha Emery në lidhje me këtë çështje, në një deklaratë për media.

Pas Xhakës, shiritin e kapitenit të kësaj skuadre do ta posedojë sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang, i cili ishte zgjedhur si kapiten i dytë në mesin e pesë kapitenëve të përzgjedhur.

Share Messenger

Më të lexuarat