Golin ndaj Kosovës nuk e harroj përjetë

Share Messenger

Sancho luajti nga minuta e parë në ndeshjen kundër Kosovës, duke lënë në bankën rezervë yllin e Manchester United, Marcus Rashford.

Anëtari i Dortmund realizoi dy herë në këtë takim, në minutat 44’ dhe 45’, pas asistimeve të Raheem Sterling.

Lojtari ka thënë se këto gola i kanë dhënë ndjesi të papërshkrueshme , meqë ishin edhe golat e para për Kombëtaren A të Anglisë.

“Një ndjenjë që nuk mund ta përshkruaj. Të shënoj golin e parë për Anglinë, është moment që nuk e harroj përjetë” ka thënë Sancho, transmeton lajmi.net.

Në ndeshjen që Sancho realizoi dy gola, Kosova u mposht me rezultatin 5:3.

Share Messenger

Më të lexuarat