Golf 8-shi na befason, ja si do të duket brenda (Foto)

Share Messenger

Volkswageni heshtazi ka dhënë detaje nga brendësia e gjeneratës së re të Golfit, që pritet të shpaloset në vjeshtë në panairin Frankfurt Motor Show.

Skicat e publikuara në raportin e Grupit Volkswagen për informatat e brendit dhe raportet financiare kanë treguar ndryshimet e mëdha që do të marrë gjenerata e tetë.

Golf 8 pritet të ketë ndryshime të mëdha teknologjike në kuadër të interierit.

Paneli te shoferi do të jetë krejtësisht ndryshe. Do të hiqen butonat në konzolën qendrore. Një ekran me kënd të lakuar do të jetë në qendrën e automobilit.

Paneli i instrumenteve duket se do të jetë i ngjashëm me atë të gjeneratës më të fundit Touareg.

Volkswageni pritet të nxjerrë në treg modelin në qershor të vitit të ardhshëm.

Sa i përket fuqisë, do të shtohet një model i ri 1.5-litërsh benzinë, dhe një tjetër 1.5-litërsh dizel që zëvendëson modelin 1.6 aktual.

Share Messenger

Më të lexuarat