“Godet” Anthony Joshua, ja çfarë premtoi ai

13 Shares Share Messenger

Anthony Joshua beson se viti 2018 do të jetë kur ai do të definojë emrin e tij si boksieri më i mirë në histori të botës.

Kampioni i WBA dhe IBF i ka vënë vetës synimimin që të bëhet më i miri në katergorinë e peshave të rënda duke mposhtur kampionin e WBC-së dhe WBO, Deotany Wilder.

Po ashtu është e mundur që të zhvillohet edhe një meç me ish kampionin Tyson Fury.

 Joshua ka besim se viti 2018 mund të jetë kulminacioni i karrierës së tij.

Joshua për Dubai Eye 103.8, ka theksuar se: “Kanë kaluar katër vite duke dëgjuar se çfarë njerëzit dëshirojnë dhe ata dëshirojnë që të shohin se kush është mbreti i kategorisë së peshave të rënda”.

Ish fituesi i medaljes së artë, është konsideruar si mbreti i peshave të rënda pasi mposhti me nokaut legjendën e boksit, Wladimir Klitschkon në Wembley.

Nëse ai arrin të bëhet boksieri i parë që mbanë katër tituj, atëherë ai beson se duhet të futet në kategorinë e legjendave si Mike Tyson, Mohamed Ali, edhe pse vet ai e ka pranuar që ende nuk është në nivelin e tyre.

I pyetur se nëse do ta krahasonte veten me Tyson dhe Ali, ai është përgjigjur:

“100 përqind, sepse ne kemi arritur diçka të madhe dhe të vlerësuar”,

Joshua në muajin e kaluar mposhti boksierin francez Carlos Takam, në rundin e 10 pasi gjyqtari i meçit kishte ndërprerë meçin.

Share Messenger

Më të lexuarat