Glauk Konjufca, rekord të votave: Mori më shumë se tri parti së bashku!

Share Messenger

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe numri dy në këtë parti, Glauk Konjufca, ka marrë një numër të madh të votave, duke u bërë kandidati për deputet me më së shumti vota në Kosovë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Konjufca jo vetëm që është bërë deputeti më i votuar në Kosovë në këto zgjedhje, por ai ka marrë më shumë vota se tri parti së bashku.

Koalicioni Nisma-AKR-PD, nuk po mundet të kalon pragun duke numëruar vetëm mbi 42 mijë vota, kurse vetëm Konjufca ka marrë mbi 72 mijë vota.

Brenda Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është personi më i adhuruar dhe më autoritar pas Albin Kurtit.

Share Messenger

Më të lexuarat