Gjyshi 93 vjeç ik nga shtëpia e pleqve për takim dashurie

Share Messenger

Gjyshi 93 vjeç ka ikur gjatë fundjavës nga shtëpia e pleqve në Bretani në perëndim të Francës në takim dashurie, lajmëron shtypi lokal në Francë dhe ka shtuar se “arratisja” e tij kishte shkaktuar panik në familje.

Zhdukjen e plakut i cili kishte dalë në mënyrë diskrete nga shtëpia e pleqve dhe askënd nuk e kishte njoftuar, e kishte lajmëruar mbesa e tij e cila kishte ardhur në vizitë të rregullt, lajmëron gazeta Ouest France, transmeton gazetametro.net.

Pas lajmërimit të zhdukjes personelit të shtëpisë së pleqve dhe kërkimit të pasuksesshëm të gjyshit, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, familja kishte vendosur ta lajmërojë policinë.

Policia së shpejti e kishte thirr mbesën dhe i kishte thënë se gjyshi është shëndosh e mirë, dhe ishte gjetur në qytet në shëtitje romantike me të dashurën e vet.

Ouest France me shaka konstatoi se gjyshi paraqet provën se dashuria nuk di për kufi të moshës.

Share Messenger

Më të lexuarat