Gjobë deri në 40 mijë euro për shkelësit e të drejtave të punëtorëve në Kosovë

Share Messenger

Mungesa e kontratave të punës, orari i stërzgjatur e pagesa jo e rregullta, janë disa nga shkeljet që iu bëhen punëtorëve në Kosovë.
Mirëpo, të gjitha këto parashihen të rregullohen me projektligjin e ri të punës.

Projektligji i punës është gati, dhe tani Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale po shqyrton vërejtjet dhe propozimet.

Projektligji i punës parasheh që për shkelje të rënda të të drejtave të punëtorëve gjoba të jetë deri në 40 mijë euro.

Gjobat për shkelje të Ligjit të Punës:

50 deri 400 euro për shkelje të lehta, 200 deri 5 mijë euro për shkelje të rënda, 400 deri 40 mijë euro për shkelje më të rënda.

 

Share Messenger

Më të lexuarat